IKShPK: Nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox, Lijës së Majmunëve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox, dikur e quajtur si Lija e Majmunëve. Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (emergjencë globale për shëndetin publik, për […]

gusht 15, 2024 - 14:00
 0  5
IKShPK: Nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox, Lijës së Majmunëve
ikshpk:-nuk-eshte-raportuar-asnje-rast-i-dyshimte-sa-i-perket-mpox,-lijes-se-majmuneve

ikshpk:-nuk-eshte-raportuar-asnje-rast-i-dyshimte-sa-i-perket-mpox,-lijes-se-majmuneve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë sa i përket Mpox, dikur e quajtur si Lija e Majmunëve.

Kjo vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën më 14 gusht 2024, ka shpallur Mpox (emergjencë globale për shëndetin publik, për herë të dytë brenda dy vjetëve.

“Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”.

“Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta.  IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja”, thuhet në njoftim.

Profesionistët shëndetësor rekomandohen të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes.