Ilјas Veseli do ta zëvendësoj Blerim Bexhetin në postin e kryetarit të Komunës së Sarajit

Pasi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti mori mandatin e deputetit, drejtimin e komunës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, e merr këshilltari komunal, Iljas Veseli. ”Me rastin e fillimit të angazhimit të Ilјas Veseli si zëvendës kryetar komune, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Musa Alili të bashkëbisedojmë në […]

qershor 10, 2024 - 23:01
 0  6
Ilјas Veseli do ta zëvendësoj Blerim Bexhetin në postin e kryetarit të Komunës së Sarajit

Pasi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti mori mandatin e deputetit, drejtimin e komunës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, e merr këshilltari komunal, Iljas Veseli.

”Me rastin e fillimit të angazhimit të Ilјas Veseli si zëvendës kryetar komune, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Musa Alili të bashkëbisedojmë në lidhje me situatën e krijuar, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve të punës, në bazë të kompetencave ligjore. Gjithashtu shpreha urime në misionin e marrë nga Ilјas Veseli dhe ofrova mbështetjen time të parezervë, me të vetmin qëllim që komuna e Sarajit të ruaj dinamikën e realizimit të projekteve që janë në interes për të gjithë banorët e komunës tonë” – shkruan Blerim Bexheti në FB.