Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për lirimin nga qelia. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë

shtator 8, 2025 - 14:00
 0
Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim
Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata ia rrëzon kërkesën për lirim

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, shkruan Abcnews.al.

Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.