Ilire Dauti: Lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit tha se lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar më shumë. “Sot u konfirmua e vërteta që e tham ne me kohë, se interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojrat online janë […]

shkurt 25, 2025 - 21:00
 0  4
Ilire Dauti: Lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar edhe më shumë

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit tha se lojërat e fatit nuk janë mbyllur, por janë shtuar më shumë.

“Sot u konfirmua e vërteta që e tham ne me kohë, se interpretimi autentik nuk i ndalon lojrat e fatit online. Vetë deputetët e shumicës e pranuan se lojrat online janë shtuar edhe më shumë dhe tanimë kanë dalë nga kontrolli.

U dëshmua se zgjidhja e vetme ka qenë ligji i propozuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe se çdo veprim tjetër i tyre ka qenë vetëm për të mbrojtur disa kompani të afërta me pushtetin”, ka deklaruar deputetja Dauti.