Imeri: Ali Ahmeti po i përçan shqiptarët duke privatizuar Marrëveshjen e Ohrit! (Video)

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri thotë se BDI po tenton ta privatizojë 13 Gushtin, ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, pasi po organizon manifestim paralel me manifestimin e qeverisë. Imeri bën apel që mos të krijohen përçarje në këtë datë. “Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat, përfshi edhe BDI-në, Ali Ahmeti vendosi të devalvojë […]

gusht 9, 2024 - 17:00
 0  5
Imeri: Ali Ahmeti po i përçan shqiptarët duke privatizuar Marrëveshjen e Ohrit! (Video)

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri thotë se BDI po tenton ta privatizojë 13 Gushtin, ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, pasi po organizon manifestim paralel me manifestimin e qeverisë. Imeri bën apel që mos të krijohen përçarje në këtë datë.

“Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat, përfshi edhe BDI-në, Ali Ahmeti vendosi të devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në një festë private. Në emër të personazhit dhe veprës së babait tim, shfrytëzoj rastin t’i drejtohem personalisht Ali Ahmetit. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, prandaj ju bëj apel të mos bëni përçarje mes popullit tonë”, tha mes tjerash Imeri.