Imerlije Saliu: Prioritet i kësaj qeverie është avancimi i politikave sociale
Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në foltoren e kuvendit, deklaroi se kjo qeveri do ta luftojë korrupsionin dhe do të kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet. Saliu tha se prioritet i kësaj qeverie janë avancimi i politikave sociale, lufta kundër varfërisë, kujdesi ndaj pensionistëve dhe personat me nevoja të posaçme.. “Duke e bërë këtë […] The post Imerlije Saliu: Prioritet i kësaj qeverie është avancimi i politikave sociale appeared first on InfoShqip.com.
Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në foltoren e kuvendit, deklaroi se kjo qeveri do ta luftojë korrupsionin dhe do të kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet. Saliu tha se prioritet i kësaj qeverie janë avancimi i politikave sociale, lufta kundër varfërisë, kujdesi ndaj pensionistëve dhe personat me nevoja të posaçme..
“Duke e bërë këtë nëpërmjet rritjes së kompensimeve dhe ndihmave financiare për kategoritë e rrezikuara sociale, fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, por edhe përmes rritjes së të drejtës për kompensime e paga për punën me orar të shkurtër për prindërit që kujdesen për fëmijët ose personat me aftësi të veçanta ose sëmundje kronike më të rënda. Kjo qeveri mundëson që personave me aftësi të kufizuara t’u jepet mbështetje në blerjen e mjeteve speciale dhe të përshtatshme për ta, teknologji dhe materiale ndihmëse për arsim, si dhe kujdes për punësimin në institucionet publike”, tha deputetja Saliu.
Ajo shtoi se mbështetja e grave dhe fuqizimi i tyre në të gjitha segmentet shoqërore mbetet një nga shtyllat kryesore të punës së kësaj qeverie.
The post Imerlije Saliu: Prioritet i kësaj qeverie është avancimi i politikave sociale appeared first on InfoShqip.com.