Imri Ahmeti me përkrahje të madhe në Smallushë: Premton projekte të reja për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga LDK, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim të madh në fshatin Smallushë ku është pritur me mbështetje të fuqishme nga qytetarët. Ahmeti tha se Smallusha dëshmoi mobilizim dhe energji si kurrë më parë, duke treguar se programi i LDK-së është i vetmi që u përgjigjet kërkesave […]

shtator 19, 2025 - 22:00
 0
Imri Ahmeti me përkrahje të madhe në Smallushë: Premton projekte të reja për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga LDK, Imri Ahmeti, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim të madh në fshatin Smallushë ku është pritur me mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

Ahmeti tha se Smallusha dëshmoi mobilizim dhe energji si kurrë më parë, duke treguar se programi i LDK-së është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Ai tha se në këtë fshat tashmë kanë përfunduar projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe paralajmëroi ndërtimin e shkollës së re, si një nga investimet kryesore për të ardhmen, raporton ORAinfo.

“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, u shpreh Ahmeti para mbështetësve të shumtë.

LDK ka theksuar se përmes programit të saj synon zhvillim të qëndrueshëm, investime në arsim dhe infrastrukturë, duke kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit. /ORAinfo/