Incidenti me presidenten e Kosovës nuk do t’i cenojë marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës

Raporti zyrtarë do ta zbardh të vërtetën e incidentit në të cilin u gjet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pas prononcimit të dikastereve të jashtme, kabinetit të Vjosa Osmanit dhe diskutimit në takimin e sotëm, tani i mbetet organeve ta bëjnë […] The post Incidenti me presidenten e Kosovës nuk do t’i cenojë marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës appeared first on InfoShqip.com.

gusht 5, 2024 - 20:30
 0  5
Incidenti me presidenten e Kosovës nuk do t’i cenojë marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës

Raporti zyrtarë do ta zbardh të vërtetën e incidentit në të cilin u gjet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 1 gusht në Aeroportin e Shkupit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pas prononcimit të dikastereve të jashtme, kabinetit të Vjosa Osmanit dhe diskutimit në takimin e sotëm, tani i mbetet organeve ta bëjnë punë e tyre.

Kurti tha se rëndësi ka që po ndërmerren masa.

“Besoj se duhet ta synojmë të vërtetën dhe kurrsesi tensionimin, pra le të zbardhet rasti, janë organet përkatëse që e bëjnë këtë gjë. Kryeministri Mickoski dhe unë nuk mund të bëjmë edhe zyrtarin doganorë edhe policin hetues edhe inspektoratin e policisë edhe atë që mbikëqyr sigurinë e aeroportit. Po bëhemi ngadalë por sigurt ekspertë të shumë detajeve teknike por unë besoj që sa i përket thelbit të gjësë jemi përgjigjur dhe masat po ndërmerren”, tha Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se incidenti përveç që nuk ka cenuar marrëdhëniet diplomatike, i ka motivuar palët për bashkëpunim edhe në dimensione të tjera. Mickoski shpehu keqardhje për atë që i ka ndodhur presidentes Osmani duke thënë se është i gatshëm që në të ardhmen kurdo që ajo do të udhëton të del dhe ta pret dhe përcjell ai në Aeroportin e Shkupit.

“Dëgjova ca deklarata se dikush është skuqur nga ky rast. Po pse nuk u skuqen 20 vitet e fundit këta të njëjtit? Incidente të njëjta kanë ndodhur edhe më 16 shtator edhe më 9 tetor të vitit 2023 dhe këta persona që ishin pjesë e Qeverisë aso kohe nuk u skuqën”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Më 1 gusht presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deri sa po udhëtonte për në Lubjanë u gjet në një incident në Aeroportin e Shkupit.

Sipas versionit të kabinetit të saj, Osmanit i është kërkuar t’i vendos gjërat personale në skaner, ndërsa ka pasur tendencë që t’i merret edhe celulari të cilin kishte refuzuar ta vendoste në kontroll skaneri. Për të pastruar situatën e tensionuar, Osmani ka kërkuar ndihmën e kryeparlamentarit Afrim Gashi i cili ka dërguar truprojat e tij që të zgjidhin rastin. / Alsat.mk

The post Incidenti me presidenten e Kosovës nuk do t’i cenojë marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës appeared first on InfoShqip.com.