Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota. Lidhur me këtë ngjarje, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe. Përmes një video-mesazhi, Braçe […]

Një incident është raportuar në afërsi të “Petro Nini” në Tiranë, ku PD ka pretenduar se ka zbuluar një zyrë ilegale elektorale të PS dhe se sipas tyre i kanë kapur duke blerë vota.
Lidhur me këtë ngjarje, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi politik i Njësisë 5, Erion Braçe.
Përmes një video-mesazhi, Braçe ka deklaruar se Belind Këlliçi dhe së bashku me demokratë të tjera kanë goditur një grua dhe se pretendimet e tyre nuk janë të vërteta.
Pjesë nga fjala e Erion Braçe:
“Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar.
Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: ‘Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj.
Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belindi dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë. E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicict… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke.”