Inspektorati do të iniciojë procedurë për mbikëqyrje profesionale për trajtimin e fëmijës së vdekur pesë vjeçar

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) sot informon se sipas nenit 6 paragrafi 2 i Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, te Ministria e Shëndetësisë do të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale për trajtimin e fëmijës pesë vjeçar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, raporton MIA. Inspektorati ka konstatuar mangësi në punën e kësaj klinike. Pas […]

Nëntor 12, 2024 - 00:00
 0  5
Inspektorati do të iniciojë procedurë për mbikëqyrje profesionale për trajtimin e fëmijës së vdekur pesë vjeçar

Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) sot informon se sipas nenit 6 paragrafi 2 i Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, te Ministria e Shëndetësisë do të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale për trajtimin e fëmijës pesë vjeçar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, raporton MIA. Inspektorati ka konstatuar mangësi në punën e kësaj klinike.

Pas urdhërit të dhënë nga drejtori, nga ana e ISHSSH më 8 nëntor është kryer kontroll i jashtëzakonshëm inspektues në Klinikë. Është konstatuar se fëmija në Klinikë për herë të parë është dërguar më 3 tetor për shkak të kokëdhembjes dhe temperaturës së madhe, është kontrolluar dhe është dhënë terapi simptomatike.

“Më 3 tetor, fëmija është sjellë për kontroll, i është bërë rentgen i mushkërive, analiza të gazit dhe është dërguar për kontroll te mjeku amë. Më 6 tetor, fëmija sërish është sjellë në Klinikë, i sëmurë, i raskapitur dhe pas analizave të bëra laboratorike dhe TKT në kokë, është shtruar në spital në shoqërim të nënës”, sqarojnë nga ISHSSH.

Gjatë qëndrimit në spital, fëmija është kontrolluar nga disa mjekë të ndryshëm të Klinikës me ç’rast  janë bërë analiza laboratorike shtesë dhe terapi.

“Më 14 tetor fëmija ka rënie të saturimit, sosporoz, janë thirrur mjekë nga RKIT (reparti për kujdes intensiv dhe terapi), janë reanimuar, intubuar dhe vendosur në ventilim mekanik. Ndërkohë janë kryer analizat laboratorike dhe diagnostike, janë kryer ekzaminime konsullore nga kardiologu, infektologu, reumatologu, nefrologu dhe kirurgu pediatër. Gjatë qëndrimit në RKIT, ai është reanimuar disa herë me përgjigje pozitive, por më 5 nëntor, reanimacioni nuk reagoi dhe në orën 07:20 u konstatua exitus lethalis. Diagnoza e meningoencefalitit është e shënuar në certifikatën e vdekjes, por nuk është konfirmuar në laboratori”, shtojnë nga  ISHSSH.

Siç shtojnë ata, autopsia nuk është bërë me kërkesë të prindërve.

Sa i përket kompetencave të ISHSSH-së, gjatë mbikëqyrjes janë konstatuar mangësi në lidhje me menaxhimin e dokumentacionit mjekësor, gjegjësisht në udhëzime nuk është theksuar diagnoza për pacientin, nuk janë shënuar dekursionet  nga të gjithë mjekët, në Historinë e pacientit kanë munguar planet për shërim për të cilin nga ISHSSH, siç është paralajmëruar, do të jepet vendim me urdhër për mbajtjen e evidencës në përputhje me ligjin.

“ISHSSH ka vërejtje edhe për organizimin, punën e Klinikës, sidomos në pjesën e detyrës kur punësohen vetëm praktikantë, dhe për të cilën ISHSSH më herët ka nxjerrë vendim për të cilin janë në pritje afatet. Sipas nenit 6 paragrafi 2 të Ligjit për Inspektimin Sanitar dhe Shëndetësor te Ministria e Shëndetësisë ISHSSH do të inicojë procedurë për mbikëqyrje profesionale mbi trajtimin e fëmijës”, theksojnë nga atje.

Ndryshe, në javën e parë të nëntorit ndërroi jetë vjeçare në Klinikën për fëmijë, rasti i tretë brenda një muaji, pasi paraprakisht më 5 nëntor 2024, një vajzë 14 muajshe ka ndërruar jetë Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Ministri për shëndetësi, Arben Taravarimë 24 tetor vlerësoi se mjekët që kanë bërë lëshime mjekësore në rastin e vdekjes së foshnjës 14 mujore, duhet të dënohen apo të largohen nga vendet e tyre të punës. Sipas tij, Odës së Mjekëve i është propozuar marrja e përkohshme e licencave të punës.

Raporti i Inspektoratit Shëndetësor dhe Sanitar ka konfirmuar se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim te mjeku amë dhe te klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për mjekim shtëpiak.