Institucionet në Shtime mobilizohen për menaxhimin e zjarreve

Drejtues të institucioneve në Shtime janë mobilizuar për t’i menaxhuar situatat emergjente e sidomos rastet e zjarreve të cilat janë përhapur në masë të madhe gjatë ditëve të fundit. Në një takim pune në mes të drejtuesve të stacionit të Policisë në Shtime, zjarrfikësve dhe të Komunës, është debatuar për mobilizim dhe intervenim të shpejtë […]

gusht 16, 2024 - 14:00
 0  6
Institucionet në Shtime mobilizohen për menaxhimin e zjarreve
institucionet-ne-shtime-mobilizohen-per-menaxhimin-e-zjarreve

institucionet-ne-shtime-mobilizohen-per-menaxhimin-e-zjarreve

Drejtues të institucioneve në Shtime janë mobilizuar për t’i menaxhuar situatat emergjente e sidomos rastet e zjarreve të cilat janë përhapur në masë të madhe gjatë ditëve të fundit.

Në një takim pune në mes të drejtuesve të stacionit të Policisë në Shtime, zjarrfikësve dhe të Komunës, është debatuar për mobilizim dhe intervenim të shpejtë në raste emergjente.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Shtime, Haxhi Behluli, ka thënë se gjatë periudhës së fundit kohore janë rritur kapacitetet e policore për intervenime. “Kohëve të fundit kemi shtuar njësi shtesë në stacion dhe se çdo përhapje e zjarreve hetohet duke zhvilluar procedura ligjore në rastet ku shkaktar të zjarreve është faktori njeri”, ka thënë midis të tjerash Behluli.

Nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa, tha se për shakë të rritjes së temperaturave dhe mungesës së reshjeve muajt e fundit po shfaqen edhe zjarre, andaj institucionet duhet të angazhohen për parandalimin e tyre.

“Jemi të mobilizuar si institucioneve komunale në parandalimin e zjarreve, dhe gatishmërinë tonë që ti dalim në ndihmë banorëve në rast rreziku nga përhapja e zjarreve”, tha Beqa.

Sipas komandantit të Njësisë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Shtime, Bajram Gashi, vetëm gjatë dy javëve të fundit të muajit gusht, kanë intervenuar në 56 raste për të parandaluar përhapjen e zjarrit dhe fatmirësisht rrezikut të vogël nuk ka pasur nevojë për ndonjë evakuim eventual të banorëve.

Ndërsa, Skender Dauti, zyrtar për Mbrojtje dhe Shpëtim nga Komuna e Shtimes, apeloi te qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që mund të shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.