Isak Neziri kandidat për deputet, prezantohet në Mynhen nga Bedri Hamza

Sot në nje tubim masiv të organizuar nga dega e PDK-se në Mynhen është prezantuar kandidati për deputet nga diaspora, biznesmeni i njohur Isak Neziri. Ky i fundit vepron në Gjermani qe më shumë se 30 vite ndërsa pothuajse kaq vite ishte i angazhuar në veprimtari atdhetare për Kosovën. Neziri ka disa vite që drejton

Nëntor 9, 2024 - 17:00
 0  9
Isak Neziri kandidat për deputet, prezantohet në Mynhen nga Bedri Hamza
isak-neziri-kandidat-per-deputet,-prezantohet-ne-mynhen-nga-bedri-hamza

isak-neziri-kandidat-per-deputet,-prezantohet-ne-mynhen-nga-bedri-hamza

Sot në nje tubim masiv të organizuar nga dega e PDK-se në Mynhen është prezantuar kandidati për deputet nga diaspora, biznesmeni i njohur Isak Neziri. Ky i fundit vepron në Gjermani qe më shumë se 30 vite ndërsa pothuajse kaq vite ishte i angazhuar në veprimtari atdhetare për Kosovën.

Neziri ka disa vite që drejton degën e PDK-se në Bayern, por pasditen e së shtunës gjatë tubimit, ai shpalosi edhe arsyet pse ka vendosur të kandidojë, raporton Gazeta10.

“Me këtë sllogan ne kemi kuptuar që me punën tonë të përbashkët, bashkimin e forcave, mundemi me bë më mirë. Kosova pret mbështëtje nga ne, që të kthehemi e të punojmë atje. I falenderoj të gjithë që më kanë dhënë besimin. Zotohem se do të punoj pa kursyer kohën, veten time apo financat e mia, për të mirën e Kosovës. Është privilegj i veçantë, por edhe sfidë e veçantë. Kur kam lexuar planprogramin, unë si Isak Neziri, kam parë dhe jam bindur që mundin tim dhe punën time në Gjermani, t’a paraqes përmes kësaj kandidature”, ka thënë Neziri.

Ndërkaq, vlerësime maksimale pati kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza i cili tha se Neziri duhet të jetë shembulli më i mirë për t’u ndjekur kur “nisi gjithcka nga asgjëja”, ka thënë Hamza./Gazeta10