Qeveria, masa kundër ndotjes së ajrit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan akcional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas […]

Nëntor 21, 2024 - 15:00
 0  6
Qeveria, masa kundër ndotjes së ajrit

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan akcional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse.

Në kuadër të këtij Urdhri parashikohen masat e mëposhtme:

Kontrolle të shtuara të automjeteve: Ministria e Punëve të Brendshme – Policia Rrugore do të kryejë kontrolle të forta dhe të jashtëzakonshme të automjeteve për të përcaktuar korrektësinë teknike të automjeteve për emetimin e gazrave të shkarkimit. Kjo do të ndihmojë në uljen e ndotjes së trafikut.

Regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda: Komunat dhe Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me MPB-në, do të sigurojnë regjime të posaçme të komunikacionit për automjetet e rënda të mallrave, duke i drejtuar në rrethrrotullimet me qëllim të reduktimit të trafikut në zonat urbane.

Ndalim për dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore: Komunat dhe Qyteti i Shkupit do të ndalojnë dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore si ekskavator, buldozer dhe pirun në periudhën prej orës 07:30 deri në orën 18:00. Kjo masë synon të reduktojë bllokimet e trafikut dhe emetimet gjatë orëve më të ngarkuara. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të kësaj mase.

 

Reduktimi i përdorimit të automjeteve zyrtare: Të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, institutet, ndërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore, si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të reduktojnë përdorimin e automjeteve zyrtare deri në 50%. Kjo masë synon të reduktojë trafikun zyrtar dhe emetimet e tij.

 

Përjashtimi nga detyrimet e punës për grupet vulnerabël: Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i detyron të gjithë subjekete juridike (punëdhënësit) që t’i lirojnë nga detyrimet e punës:

Gratë shtatzëna; personat mbi 60 vjeç; personat me sëmundje malinje, astmë kronike, infarkt të mëparshëm të miokardit ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë.

 

Riorganizimi i orarit të punës dhe sigurimi i maskave mbrojtëse: Të gjithë subjektet juridike (punëdhënësit) janë të obliguar për riorganizimin e orarit të punës për personat që punojnë jashtë. Aktivitetet e punës duhet të kryhen në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Për më tepër, punëdhënësve u kërkohet të sigurojnë maska mbrojtëse të tipit KN95 ose të paktën FFP2 për punëtorët e tyre.

 

Reduktimi i kapacitetit të instalimeve me A – leje të integruar ekologjike: Instalimet që posedojnë A – leje të integruar ekologjike duhet të reduktojnë kapacitetin e tyre prodhues. Njëkohësisht, duhet pasur kujdes që kufizimet të mos ndërpresin ose reduktojnë ndjeshëm procesin e vazhdueshëm teknologjik, ose veprimtarinë që do të shkaktonte dëme të konsiderueshme për subjektin juridik ose ndikim negativ në mjedis dhe në shërbimet publike. Përjashtim nga kjo masë bëjnë instalimet që prodhojnë nxehtësi dhe energji elektrike.

Kontrollet e jashtëzakonshme të instalimeve me A leje të integruar ekologjike: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit do të fillojë me kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme të instalimeve me A – leje të integruare ekologjike. Matjet e kontrollit të shkarkimeve në ajër do të kryhen me metoda të akredituara për të përcaktuar nëse zbatohen kushtet dhe masat e përcaktuara në leje.

 

Kontrolle të jashtëzakonshme të subjekteve juridike me B – leje dhe elaborate të integruara ekologjike: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe inspektorët e autorizuar të mjedisit obligohen që të fillojnë të kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme të objekteve juridike që posedojnë B – leje dhe elaborate të integruara ekologjike, për të garantuar harominuzimin e standardeve ekologjike.

 

Kontrollet emergjente në kantieret e ndërtimit: Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe Urbanizëm dhe inspektoriatet kompetente komunale do të fillojnë me kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme në kantieret e ndërtimit, me qëllim të konstatimit të respektimit të rregulloreve për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e pluhurit dhe shkarkimeve të tjera ndotëse.

Masat e lartëpërmendura do të zbatohen në rastet e tejkalimit të kufijve të alarmimit të përcaktuara në Dekretin për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate.

 

Ministria e Mjedisit Jetësor apelon tek të gjitha institucionet kompetente, organet, subjektet juridike dhe qytetarët për respektimin dhe zbatimin e plotë të masave të specifikuara. Veprimi i përbashkët është i domosdoshëm për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vendin tonë.

Ministria do të vazhdojë me monitorimin aktiv të situatës së cilësisë së ajrit dhe do t’i informojë qytetarët për masat dhe aktivitetet e mëtejshme. Ftohen të gjitha palët e interesuara të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në zbatimin me sukses të masave.