Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve
Profesori i njohur, Astrit Iseni nga Kumanova sot ka pranuar detyrën si Zv/ministër i punëve të brendahme. “Jam i nderuar t’iu njoftoj se sot pranova detyrën e re si Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, i propozuar nga koalicioni VLEN. Zotohem se do të punoj me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e të […] The post Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve appeared first on InfoShqip.com.
Profesori i njohur, Astrit Iseni nga Kumanova sot ka pranuar detyrën si Zv/ministër i punëve të brendahme.
“Jam i nderuar t’iu njoftoj se sot pranova detyrën e re si Zëvendës Ministër i Punëve të Brendshme, i propozuar nga koalicioni VLEN.
Zotohem se do të punoj me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Misioni im është të punoj me përgjegjësi të plotë, duke përdorur një qasje moderne, profesionale dhe transparente.
Objektivat e mija brenda kompetencave të përshkruara do të jenë të sigurohet sundimi i ligjit, të garantohet rendi dhe siguria publike, mbrojtja e jetës dhe pronës, parandalimi i krimit si preventivë si dhe reduktimi i krimit dhe korrupsionit.
Gjithashtu do të angazhohem ta thelloj bashkëpunimin me të gjitha organizatat relevante evropiane dhe ndërkombëtare, të ndërlidhura me çështjet e sigurisë.
Në fund, falënderoj liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitin për bësimin, për ta dhënë kontributin tim në këtë mision për një të ardhme më të mirë,” ka shkruar Iseni./INA/
The post Iseni: Do të punoj me përkushtim për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve appeared first on InfoShqip.com.