Qeveria emëroi disa drejtorë, ja emrat
Në seancën e sotme qeveritare janë emëruar disa drejtor të institucioneve të RMV-së. Ushtrues detyre drejtori burgut Idrizovë -Shkup është emëruar Boban Utkovski. U.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë u emërua Fadil Asani. Drejtor i Administratës për Çështje Pronësore dhe Juridike është emëruar Zoran Krstanoski. U.d. drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në […] The post Qeveria emëroi disa drejtorë, ja emrat appeared first on InfoShqip.com.
Në seancën e sotme qeveritare janë emëruar disa drejtor të institucioneve të RMV-së.
Ushtrues detyre drejtori burgut Idrizovë -Shkup është emëruar Boban Utkovski.
U.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë u emërua Fadil Asani.
Drejtor i Administratës për Çështje Pronësore dhe Juridike është emëruar Zoran Krstanoski.
U.d. drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ilija Stoilev.
U.d. Zëvendësdrejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Fadil Asani.
Hristina Smilevska u emërua U.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë për Rezerva Mallrash.
Ibrahim Elezi me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendësdrejtor i burgut Idrizovë me repart të hapur në Veles.
Dejanço Zdravkov me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i Burgut Shtip.
Gjorgi Hubrev me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendësdrejtor i Burgut Shtip.
Dime Naumçeski zëvendësdrejtor në burgun Prilep.
Ardit Mustafai me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre drejtor i burgut të tipit të hapur të Strugës.
Aleksandar Mojsov me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve është emëruar zëvendës i drejtorit të burgut i tipit të hapur në Strugë.
Aleksandar Jovkovski është emëruar ushtrues detyre drejtor i Burgut Manastir.
Oliver Cvetkovski me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutim të Sanksioneve është emëruar për ushtrues detyre drejtor i KPU Burgu Kumanovë me repart të hapur në Kriva Pallankë.
Hamid Alitoviq me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre zëvendësdrejtor i KPU Burgu Kumanovë me repart të hapur në Kriva Pallankë.
Kliment Sofkovski, me propozim të drejtorit të Administratës për ekzekutim të sanksioneve u emërua drejtor i Burgut të KPD-së në Ohër.
Igor Dodevski zëvendësdrejtor Burgu i Tetovës.
Nga detyra e kryetares dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Qeveria shkarkoi: nga kryetarja Monika Mlladenoviq, nga anëtarët: Fatljume Rexha-Lusnjanin, Natasha Geshoska, Sherefedin Ibishi, Ljubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlija dhe anëtarët që do të emërohen: Ivo Nikolov, Bllagoja Denkovski, Kiril Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për një periudhë prej tre vjetësh, Nada Cvetkoska, Marijana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për një periudhë dyvjeçare.
Përkatësisht, Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të NP-së për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe regjionale – Shkup nga drejtori i NP-së për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale – Shkup, që të shkarkojë Kostadin Acevski. dhe për u.d. drejtor për të zgjedhur Nuredin Fetain.
Qeveria i rekomandoi Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për veprim që zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore të zgjedhë Nazim Taipin./INA/
The post Qeveria emëroi disa drejtorë, ja emrat appeared first on InfoShqip.com.