Ish-drejtori i Policisë: Ura e Ibrit duhet të hapet, duhet koordinim me ndërkombëtarët

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, vlerëson se kjo urë është dashur të hapet vite më parë. Qalaj tha se Bashkimi Evropian e ka penguar hapjen e urës si pjesë e diskutimeve të bëra në Bruksel. Ai thotë se Ura e Ibrit duhet të hapet sa më shpejtë. “Ura në mes të dy Mitrovicave […]

Korrik 21, 2024 - 18:31
 0  10
Ish-drejtori i Policisë: Ura e Ibrit duhet të hapet, duhet koordinim me ndërkombëtarët
ish-drejtori-i-policise:-ura-e-ibrit-duhet-te-hapet,-duhet-koordinim-me-nderkombetaret

ish-drejtori-i-policise:-ura-e-ibrit-duhet-te-hapet,-duhet-koordinim-me-nderkombetaret


Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, vlerëson se kjo urë është dashur të hapet vite më parë.

Qalaj tha se Bashkimi Evropian e ka penguar hapjen e urës si pjesë e diskutimeve të bëra në Bruksel.

Ai thotë se Ura e Ibrit duhet të hapet sa më shpejtë.

“Ura në mes të dy Mitrovicave është dashur të hapet shumë vite më parë, por kanë qenë disa probleme politike. BE-ja e ka penguar hapjen e urës si pjesë e diskutimeve që janë bërë në Bruksel dhe gjithashtu ka qenë një refuzim i palës serbe. Lista serbe është instrumentalizuar nga shteti i Serbisë, kjo duhet të hapet si çështje teknike sepse rruga për këmbësorë është e hapur, por për automjete jo”, deklaroi Qalaj.

Qalaj ka thënë se Qeveria duhet të koordinohet me institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

“Ura e Ibrit duhet të hapet me koordinim me gjithë palët që janë të përfshira atje dhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë, pasi që është problem politik. Qeveria duhet me partnerët ndërkombëtar të koordinohet e pastaj ura të hapet”, u shpreh ish-drejtori i Policisë së Kosovës për FrontOnline.