Ish-hetuesi policor: Të gjitha takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara

Bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe terroristit Millan Radoiçiq, u bënë sërish temë diskutimi në Kosovë. Kjo u trajtua sonte edhe në Klan Kosova, në emisionin Rubikon. Me këtë rast, ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, tha se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë por edhe […]

qershor 5, 2024 - 02:00
 0  7
Ish-hetuesi policor: Të gjitha takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara
ish-hetuesi-policor:-te-gjitha-takimet-e-radoiciqit-me-politikanet-kosovare-jane-te-incizuara

ish-hetuesi-policor:-te-gjitha-takimet-e-radoiciqit-me-politikanet-kosovare-jane-te-incizuara

Bisedat në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, dhe terroristit Millan Radoiçiq, u bënë sërish temë diskutimi në Kosovë.

Kjo u trajtua sonte edhe në Klan Kosova, në emisionin Rubikon.

Me këtë rast, ish-hetuesi policor Murat Mehmeti, tha se të gjitha takimet të politikanëve të kosovarë por edhe të personave të tjerë, janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë.

“Jo pse Radoiçiqi nuk është pjesë e strukturës shtetërore. Radoiçiqi formalisht e ka marrë përsipër sulmin e fundit terrorist, por prapa Radoiçiqit është inteligjenca ushtarake”, tha Mehmeti në Klan Kosova.

Këto incizime të publikuara nga gazeta Nacionale janë të dytat të publikuara gjatë këtyre dy viteve.