Një person në Prizren vdes rrugës për në spital, pasi ra në kontakt me rrymën

Mbrëmjen e sotme ka vdekur një person në Prizren derisa ishte duke u dërguar në spital pasi kishte rënë në kontakt me rrymën,. Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës derisa u bë e ditur se incidenti tragjik ndodhi në fshatin Reçan të Prizrenit. “Një qytetar iu afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e […]

qershor 5, 2024 - 02:00
 0  7
Një person në Prizren vdes rrugës për në spital, pasi ra në kontakt me rrymën

Mbrëmjen e sotme ka vdekur një person në Prizren derisa ishte duke u dërguar në spital pasi kishte rënë në kontakt me rrymën,.

Rasti u konfirmua nga Policia e Kosovës derisa u bë e ditur se incidenti tragjik ndodhi në fshatin Reçan të Prizrenit.

“Një qytetar iu afruar për t’i dhënë ndihmë mjekësore. Ai e ka transportuar deri në Urgjencën e Suharekës, ku edhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen. Viktima është G.G, 1981”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi tha po ashtu se rasti po hetohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”.

“Prokurori dhe njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, theksoi ai.