Ish-ministri i Infrastrukturës: Qeveria ‘Kurti’ nuk i duhet Kosovës, i mashtroi qytetarët për rrugën Prishtinë-Podujevë
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë është imazhi i Qeverisë aktuale. Lekaj thotë për “Front Online” se pushteti i mashtroi qytetarët, dhe ata i bartën pasojat. “Rruga Prishtinë Podujevë është imazhi i vërtetë mbi formën e qeverisjes së Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë Kurti. Përveç mashtrimit, është barrë e rëndë për qytetarët […]
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj konsideron se rruga Podujevë-Prishtinë është imazhi i Qeverisë aktuale.
Lekaj thotë për “Front Online” se pushteti i mashtroi qytetarët, dhe ata i bartën pasojat.
“Rruga Prishtinë Podujevë është imazhi i vërtetë mbi formën e qeverisjes së Ministrisë së Infrastrukturës në Qeverinë Kurti. Përveç mashtrimit, është barrë e rëndë për qytetarët e rajonit të Podujevës, Prishtinës, Vushtrrisë, kanë bartur pasojat”, thotë Lekaj.
“Mos mund të përfundosh projekte e rrugë magjistrale për një mandat qeverisës, është dështim dhe rast i veçantë në një sistem politik demokratik i cili duhet studiuar thellë, i bllokoi të gjitha projektet, investimet kapitale”, theksoi Lekaj për “Front Online”.