Ish-ushtarak i FSK-së për sulmin në Banjskë: Nuk e kanë bërë klanet por shteti serb, armët ishin pajisje ushtarake

Ish-ushtarak i FSK-së, Afrim Veseli, ka deklaruar se sulmin në Banjskë të Zveçanit nuk e kanë bërë klanet, por shteti serb. Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për përfshirjen e grupit kriminal të Novi Sadit në sulmin terrorist në Banjskë, Veseli ka thënë se llojin e armatimit që posedonte grupi terrorist, nuk […]

tetor 23, 2023 - 18:00
 0  6
Ish-ushtarak i FSK-së për sulmin në Banjskë: Nuk e kanë bërë klanet por shteti serb, armët ishin pajisje ushtarake
ish-ushtarak-i-fsk-se-per-sulmin-ne-banjske:-nuk-e-kane-bere-klanet-por-shteti-serb,-armet-ishin-pajisje-ushtarake

ish-ushtarak-i-fsk-se-per-sulmin-ne-banjske:-nuk-e-kane-bere-klanet-por-shteti-serb,-armet-ishin-pajisje-ushtarake

Ish-ushtarak i FSK-së, Afrim Veseli, ka deklaruar se sulmin në Banjskë të Zveçanit nuk e kanë bërë klanet, por shteti serb.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për përfshirjen e grupit kriminal të Novi Sadit në sulmin terrorist në Banjskë, Veseli ka thënë se llojin e armatimit që posedonte grupi terrorist, nuk mund ta sigurojë pa ndihmën e ushtrisë.

“Lloji i armatimit, nuk i posedojnë grupet kriminale, as në Serbi as Kosovë as diku tjetër, ato janë pajisje ushtarake. Komandant i krejt operacioneve është Aleksandër Vucic dhe Aleksandër Vulin. Ne në luftën tonë për çlirim kemi blerë armë edhe prej serbëve, por diçka të tillë nuk kemi mundur të sigurojmë, këto veç kur shteti dëshiron t’i japë atëherë ti mundesh t’i posedosh.  Sulmin nuk e kanë bërë klanet, por shteti serb”, tha ai.

Sipas tij, është e rëndësishme që ky grup terrorist ishte i organizuar nga Serbia.

“Në Kosovë dhe politikën e vendit është irrelevante se a kanë ardhur nga Novi Sadi apo nga Rashka, për ne është e rëndësishme që ajo njësi paraushtarake ka qenë në mënyrë të organizuar nga Serbia. E dyta, këtë organizim nuk duhet ta zbresim në një klan mafioz që po ekzistojka në Novi Sad apo diku tjetër.  Për ne është e rëndësshme që politika jonë, diplomacia jonë të thotë që Serbia ka organizuar sulmin në Kosovë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Murat Mehmeti, ish-hetues policor, teksa është pyetur se grupi i serbëve të Kosovës, a kanë bërë investime në Novi Sad aq sa ndikoi edhe në përzgjedhjen e kryetarit të komunës atje, Mehmeti thotë se nuk dyshon në këtë.

“Sigurt edhe largimin e të tjerëve, ka presion të madh qytetarë, është çështja për ndërtimin e hapësirave, kanë qenë interesa të tjera të korridoreve dhe ka pasur edhe një kanosje ku serbët e Kosovës e kanë kërcënuar vëllanë e Vuçiqit. Ka burime jo shumë publike”.

Sipas tij, armët nuk janë vjedhur dhe i njëjti sulm ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku, nuk është bërë pa inteligjencën ushtarake të Serbisë.

“Armët janë të viteve të fundit të prodhuara, jam i sigurt që nuk kanë mundur të merren sepse askund nuk është raportuar vjedhje të depove. Me siguri dikush u ka dhënë armët, kjo punë nuk është bërë pa inteligjencë ushtarake të Serbisë”, tha ai.