Iu refuzua kërkesa për vizitë në Preshevë, reagon Çeku: Lojë e ndytë e Serbisë
Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas i është refuzuar kërkesa për të vizituar Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe, vetëm një orë para kohës së planifikuar për udhëtim. Kërkesa ishte bërë me qëllim të një vizite për të takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, si dhe për të vizituar


Ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas i është refuzuar kërkesa për të vizituar Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe, vetëm një orë para kohës së planifikuar për udhëtim.
Kërkesa ishte bërë me qëllim të një vizite për të takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, si dhe për të vizituar disa institucione kulturore dhe rinore të rajonit.
Çeku ka shprehur shqetësimin se ky veprim nga ana e Serbisë është një shkelje e Marrëveshjes së Brukselit, që parashikon një afat 48-orësh për përgjigje në kërkesat për vizita zyrtare.
“Serbia e vazhdon lojën e ndytë, në Bruksel flet për konstruktivitet dhe avancim në zbatim të marrëveshjes për vizita zyrtare, ndërsa ende pa u kthyer në Beograd refuzon kërkesën tonë.