Izet Mexhiti siguron: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta abrogojë Ligjin për gjuhën shqipe
“Një sqarim për opinionin. Nuk është iniciativa për ta abroguar Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Këtu bëhet fjalë për disa nene të cilat i ka përcaktuar Komisioni i Venedikut, pra jo me krejt ligjin. Ne do të japim angazhimin maksimal jo vetëm për ta ruajtur, por edhe për ta avancuar gjuhën shqipe”. Me këtë […] The post Izet Mexhiti siguron: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta abrogojë Ligjin për gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.
“Një sqarim për opinionin. Nuk është iniciativa për ta abroguar Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Këtu bëhet fjalë për disa nene të cilat i ka përcaktuar Komisioni i Venedikut, pra jo me krejt ligjin. Ne do të japim angazhimin maksimal jo vetëm për ta ruajtur, por edhe për ta avancuar gjuhën shqipe”.
Me këtë deklaratë të dhënë sot para mediave, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka siguruar publikun shqiptar – Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku gjuha shqipe kufizohet si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, nuk mund të abrogohet nga Gjykata Kushtetuese dhe se iniciativa ka të bëjë vetëm me disa nene të kontestuara nga Komisioni i Venedikut, transmeton TV21.
Më tej, Mexhiti gjithashtu ka komentuar edhe akuzat e BDI-së, ku thonë se “kryetari i Kushtetueses, i cili paralajmëron shfuqizimin e shqipes, është kuadër i VMRO-DPMNE-së sepse është propozuar në kohën kur preisdent i vendit ishte Gjorgje Ivanov, kuadër i VMRO-DPMNE-së”.
Zëvendëskryeministri i parë tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është dërguar në Komisionin e Venedikut, në kohën e qeverisjes së koalicionit BDI – LSDM, kur në krye të Ministrisë së Drejtësisë ka qenë Renata Deskoska./TV21
The post Izet Mexhiti siguron: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta abrogojë Ligjin për gjuhën shqipe appeared first on InfoShqip.com.