Jahjaga takon ish-presidentin Obama: Kërkova angazhimin e mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, ku pati mundësinë të takohet me ish-presidentin amerikan, Barack Obama. Jahjaga, në një postim në Facebook, shkruan se në këtë samit ka folur për “adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit të saj si presidente e […]

shtator 18, 2025 - 12:00
 0
Jahjaga takon ish-presidentin Obama: Kërkova angazhimin e mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në samitin global në Erie, Pensilvani, ku pati mundësinë të takohet me ish-presidentin amerikan, Barack Obama.

Jahjaga, në një postim në Facebook, shkruan se në këtë samit ka folur për “adresimin e pasojave të luftës gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës”.

“Në margjinat e samitit, pata nderin të takoj Presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si dhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga Presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kosovës, të cilat janë sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik së fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e zotit Obama në konsolidimin e shtetësisë sonë në arenën ndërkombëtare.

Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan. Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, shkruan Jahjaga.