Janevska: Nevojitet strategji kombëtare për arsim, për të cilën do të ketë konsensus politik
Vendit i nevojitet Strategji kombëtare për arsim, në të cilën do të vendosen parimet për krijimin e sistemi arsimor cilësor në Maqedoni dhe ky është një nga qëllimet e programit tonë. Ky do të jetë dokument i cili do të pranohet nga të gjitha ose shumica e subjekteve politike dhe në një farë mënyre do […]
Vendit i nevojitet Strategji kombëtare për arsim, në të cilën do të vendosen parimet për krijimin e sistemi arsimor cilësor në Maqedoni dhe ky është një nga qëllimet e programit tonë. Ky do të jetë dokument i cili do të pranohet nga të gjitha ose shumica e subjekteve politike dhe në një farë mënyre do të jetë program pune për ngritjen e cilësisë së arsimit. Nëse arrijmë një konsensus të këtillë, do të ishte mirë që edhe Kuvendi ta pranonte atë dokument. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në emisionin 360 në MTV, ku foli për gjendjet në arsim dhe prioritetet në të cilat do të fokusohet gjatë mandatit të saj, transmeton Portalb.mk.
“Do të doja të bëjmë një strategji kombëtare në të cilën do të vendosen parimet për futjen e arsimit cilësor në Maqedoni. Do të doja që të jetë një dokument që do ta nënshkruajnë shumica ose të gjitha subjektet politike, ta pranojnë si program për zhvillimin e arsimit dhe arritjen e cilësisë më të lartë dhe, natyrisht, nëse e arrijmë atë konsensus, do të ishte mirë ta pranojë edhe Kuvendi”, tha Janevska.
Ajo theksoi se që nga fillimi ka detektuar disa probleme të cilat duhen të tejkalohen urgjentisht. Prandaj, siç theksoi ajo nuk kemi kohë të fokusohemi vetëm në një apo disa elemente, por në shumë ndryshime të cilat do të realizohen paralelisht në arsimin fillor, të mesëm dhe arsimin e lartë.
Ministrja informoi se në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente punon për të siguruar tekste shkollore për të gjithë nxënësit e shkollave fillore, duke pasur parasysh se gjatë kohës së Qeverisë së kaluar nuk është shtypur asnjë tekst shkollor për klasën e shtatë, ndërsa 90% as nuk janë miratuar, edhe pse në opinion është prezantuar situata ndryshme. Gjithashtu dua të përsëris se së bashku me Byronë për Zhvillimin e Arsimit do të rishikohet Koncepti i arsimit fillor.
Puna e shkollave në një ndrim dhe mësimi tërë ditor për nxënësit është gjithashtu në fokus të politikave të ministres së re të Arsimit dhe Shkencës.
Para disa ditësh, Janevska njoftoi se koncepti i arsimit nga koha e Milla Carovskës, kur lënda e shkencave shoqërore zëvendësoi lëndën histori, nuk do të shfuqizohet, por do të reformohet. Në vitin shkollor 2025/26 do të ketë koncept të përmirësuar me planprograme dhe plane të reja, me tekste të reja për nxënës, kurse lëndët e veçanta, siç tha ministrja Vesna Janevska, do të funksionojnë që këtë vit.
Vesna Janevska është ministrja e re e Arsimit në Qeverinë e 20-të të Maqedonisë, e cila pason Jeton Shaqirin.