Java e Shëndetit të Gruas në RMV: Kontrollet e rregullta gjinekologjike janë kyçe për zbulimin e sëmundjeve
Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve (SHQO) në Maqedoninë e Veriut e shënoi sot fillimin e “Javës së Shëndetit” të Gruas për këtë vit. Në simpoziumin ndërkombëtar “Shëndeti në fokusin e gruas”, që mbahet nga sot deri të dielën përmes diskutimeve synohet që jo vetëm të përmirësohen njohuritë dhe aftësitë e punonjësve shëndetësorë, por edhe ndërgjegjësimi […]
Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve (SHQO) në Maqedoninë e Veriut e shënoi sot fillimin e “Javës së Shëndetit” të Gruas për këtë vit. Në simpoziumin ndërkombëtar “Shëndeti në fokusin e gruas”, që mbahet nga sot deri të dielën përmes diskutimeve synohet që jo vetëm të përmirësohen njohuritë dhe aftësitë e punonjësve shëndetësorë, por edhe ndërgjegjësimi i popullatës së përgjithshme për aspektet kyçe të shëndetit të grave, transmeton Portalb.mk.
Gratë shkojnë me vonesë për kontrolle gjinekologjike, zakonisht pasi vërejnë ndonjë simptomë të donjë sëmundje, disa prej tyre nuk kanë ende gjinekologun amë, dhe regjistrimi i tyre i parë bëhet vetëm kur ata kanë nevojë për mjek. Janë këto disa nga problemet që u shpalosën sot në simpozium.
“Ka gra, që vijnë për kontroll tek unë me udhëzim nga mjeku amë për kontroll sepse kanë hasur simptoma të sëmundjes. Apeloj të punohet me gratë e lagjes së Shuto Orizarës, të edukohen mbi rëndësinë e vizitës të gjinekologu, për të mos u bërë pacientë të sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Rreth 2,500 gra nga kjo komunë e Shkupit, kryesisht me popullë rome, nuk kanë sigurim shëndetësor, ndërsa 1,000 gra prej tyre nuk kanë gjinekolog amë”, tha mes tjerash, gjinekologu Dr.Lampe Krstevski.
Ai apeloi deri tek autoritetet tu mundësojnë sigurim shëndetsor të gjitha grave, ngase kjo mund të bëhet edhe pa status punësimi.
Krstevski tha se në këtë mënyrë vizitat mjekësore do të jenë falas.
Sipas mjekëve të pranishëm në simpozium, detektimi i hershëm mjekësor është më i rëndësishëm për parandalimin e shfaqjes së kancerit, dhe kjo arrihet nga ekzaminimet e rregullta gjinekologjike. Shërimi i kancerit të qafës së mitrës, trupit të mitrës ose vezorëve mund të kenë suksese nëse zbulohen në fazat e para të hershme. Ata besojnë se kanceri i gjirit duhet të jetë nën juridiksionimin e gjinekologëve, por i trajtuar nga radiologët dhe kirurgët.
“Në simpozium do të mbahen ligjërata të rëndësishme nga kolegë nga vende të ndryshme dhe do të prezantohen problemet në shëndetësinë tonë siç janë: caktimi i termineve, vendosja e metodave moderne për zbulimin e hershëm të kancerit gjinekologjik siç është testimi HPV në vend të përdorimit të PAP testit, rritja e mbulimit të vaksinimit me HPV si te fëmijët meshkuj, po ashtu edhe femrat, gjë që do të reduktonte sëmundjet deri në 90 përqind“, tha profesor dr. Gligor Tofoski.
Ai informoi se ka pasur ende pacientë që kanë ardhur me kancer më të avancuar, në një fazë më të vështirë. Ai përmendi një analizë të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilës pacientë të tillë asnjëherë nuk u kthehen cilësisë së jetës si para sëmundjes dhe përmendi edhe aspektin financiar.
“Një pacient me gjendje më të avancuar të sëmundjes i kushton shtetit mbi dyqind mijë euro me të gjitha trajtimet, terapitë, kimioterapinë, operacionet, ditët e sëmundjes, mungesën në punë, dhe në të kundërtën, çdo qindarkë e investuar në parandalim, çdo nxitje e pacientit të shkojnë pa pasur nevojë për kontroll të rregullt te gjinekologu, mund të kursejë shumë para dhe në thelb është shumë më lirë për pacientin, por edhe për shtetin” tha Tofoski.
Ndër të tjera ai tha se jo vetëm gratë, por edhe familjet në përgjithësi duhet të stimulojnë nënat, motrat, vajzat të shkojnë për kontroll, të kenë edukim të përgjithshëm shëndetësor.
Në një nga panelet u diskutua për inteligjencën artificiale në studimet gjinekologjike, për mënyrën se si do të lehtësojë punën e gjinekologëve dhe gjithashtu do t’iu ndihmojë ata të diagnostikojnë.
“Shëndetësia e RMV-së nuk ka gjetur mënyrë për të ofruar termin me kohë për analiza dhe ekzaminime speciale të femrave me kancer. Propozoj të futet një “termin blu” në “Termini im”, pra të ketë të paktën katër kontrolle që do të jenë falas në çdo moment për gratë e diagnostikuara me kancer, në mënyrë që të mos ketë pritje dhe të vendoset diagnoza në kohë”, tha kryetari i shoqatës së mjekëve të Maqedonisë, Profesor dr. Goran Dimitrov.
Nga Shoqata e Gjinekologëve dhe Obstetërve (SHQO), theksuan rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta parandaluese dhe zbulimit të hershëm të problemeve shëndetësore, si dhe informimin e të gjitha grave në vend se zgjedhja e gjinekologut familjar është me rëndësi kyçe për kontrollet e rregullta parandaluese.