Gjykata Administrative e vlerësoi si të pabazë padinë e Frontit Europian, pritet të ketë rivotim më 22 maj në vendvotimin 1194

Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, një padi e koalicionit Fronti Europian, u vlerësua e pabazë, në lidhje me parregullsinë e punës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk. “Padia e paditësit, koalicionit Fronti Europian, më 14 maj e ka paditur Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet nga votimi I listave të kandidatëve për zgjedhjet […]

maj 18, 2024 - 01:00
 0  9
Gjykata Administrative e vlerësoi si të pabazë padinë e Frontit Europian, pritet të ketë rivotim më 22 maj në vendvotimin 1194
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Fisnik Xhelili, Portalb.mk

Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, një padi e koalicionit Fronti Europian, u vlerësua e pabazë, në lidhje me parregullsinë e punës së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

“Padia e paditësit, koalicionit Fronti Europian, më 14 maj e ka paditur Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve për rezultatet nga votimi I listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare në RMV për vendvotimin 1194, Komuna e Krushevës, REFUZOHET SI E PABAZË”, deklarojnë nga Gjykata Administrative.

Nëse rezultati në këtë vendvotim ndikon në rezultatin zgjedhor, Komisioni duhet të organizon zgjedhje më 22 maj, ndërsa Ejup Rustemi nga Fronti Europian vlerësoi që plotësimi i gabueshëm i procesverbalit nuk llogaritet si bazë për anulimin e votimit.

Ndryshe, koalicioni VLEN vlerësoi se KSHZ-ja vërtetoi manipulimet e bëra nga Fronti Evropian, pasi KSHZ-ja kishte pranuar  7 ankesa për parregullsi zgjedhore. Ndërkaq, Fronti Europian pasi kishte bërë ankesë në Gjykatën Administrative për vendimet KSHZ-së, kryeministri teknik Talat Xhaferi kishte kërkuar nga kjo gjykatë të mos ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.