Jennifer Anistonit pothuajse iu refuzua hyrja në Emmy Awards, nuk i skanohej bileta

Aktores legjendare, Jennifer Aniston pothuajse iu refuzua hyrja në Emmy Awards 2024 për shkak të një problemi me biletën, pavarësisht se ishte në mesin e yjeve që ishte e nominuar. Aktorja 55-vjeçare amerikane, e cila famën ndërkombëtare e fitoi për rolin e Rachel Greene në serialin “Friends” nga viti 1994 deri në vitin 2004, ishte […]

shtator 23, 2024 - 10:00
 0  7
Jennifer Anistonit pothuajse iu refuzua hyrja në Emmy Awards, nuk i skanohej bileta

Aktores legjendare, Jennifer Aniston pothuajse iu refuzua hyrja në Emmy Awards 2024 për shkak të një problemi me biletën, pavarësisht se ishte në mesin e yjeve që ishte e nominuar.

Aktorja 55-vjeçare amerikane, e cila famën ndërkombëtare e fitoi për rolin e Rachel Greene në serialin “Friends” nga viti 1994 deri në vitin 2004, ishte e nominuar për kategorinë Outstanding Lead Actress në serialin dramë për punën e saj në “The Morning Show”, shkruan The Mirror.

Por, kur mbërriti në Teatrin Peacock në qendër të Los Angeles, biletat e saj nuk skanoheshin nga sigurimi për rreth dy minuta.

Siç raportohet, një person më pas kishte ndërhyrë pas këtij problemi duke diskutuar me sigurimin.

“Pse nuk po e lini të hyjë? E dini kush është kjo!”, i tha ai sigurimit.

Vetëm në atë moment ajo u lejua të hynte në event, derisa doli dhe pozoi për foto në tapetin e kuq.

Ndonëse Jennifer Aniston nuk e fitoi çmimin e saj, seria “The Morning Show” fitoi tre çmime Emmy.