Jonuzi: Mexhiti deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin, ka shfrytëzuar BDI në maksimum!

Në një prononcim për media gjatë të hënës, Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka The post Jonuzi: Mexhiti deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin, ka shfrytëzuar BDI në maksimum! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 23, 2025 - 03:00
 0  4
Jonuzi: Mexhiti deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin, ka shfrytëzuar BDI në maksimum!

Në një prononcim për media gjatë të hënës, Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në Qeveri.

Për analistin politik dhe gazetarin Destan Jonuzi kjo qasje e Mexhitit ndaj Taravarit është jopërmbajtësore, jokoherente dhe manipulative.

“Retorika politike e z. Mexhiti është jopërmbajtësore, jokoherente dhe manipulative. Z.Mexhiti është ndër të fundit që mund ta atakon dikë politikisht, në rastin konkret z.Taravari për gjoja siç pretendon ai bashkëpunimin me BDI dhe nuk mund të jetë pjesë e qeverisë. Nëse thirremi në këtë logjikë atëherë gjitha partitë e VLEN-it janë derivate të BDI-së dhe sipas logjikës së tij, Mickoski duhet t’i largojë të gjithë nga Qeveria. Z.Mexhiti është një nga eksponentë kryesor që deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin dhe ka shfrytëzuar BDI në maksimum, ndërsa sot po shtyret si kundërshtari më i madh. Nëse shkojmë sipas argumentit të tij se secili që bashkëpunon me BDI duhet të largohet nga Qeveria, atëherë edhe LD-ja e Izet Mexhitit duhet larguar. Pse? Sepse vetë z.Mexhiti pranoj se ka kontakte me Musa Xhaferin”, thotë gazetari dhe analisti politik, Destan Jonuzi.

Sipas tij, në pluralizëm politik bashkëpunimin dhe bisedat nderpartiake vetëm se e begatojnë skenën politike.

“Në anën tjetër, Mickoski javë më parë kishte një takim me liderin e opozitës maqedonase, kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, pse ato mund të takohen e flasin pozitë- opozitë e shqiptarët Jo? A thua ata kanë ekskluzivitet në shtetin tonë të përbashkët”, pyet gazetari dhe analisti politik Destan Jonuzi.

Sipas Mexhitit, Taravari po bie në kundërshtim me politikat dhe parimet mbi të cilat është formuar kjo Qeveri. Flaka Media

The post Jonuzi: Mexhiti deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin, ka shfrytëzuar BDI në maksimum! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .