VLEN, Saliu: Para pak kohësh Taravarin e vlerësuan me epitete të mëdha, sot vjellin vrerë!
Nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në Qeveri, kështu deklaroi në një deklaratë për media, kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it dhe zëvendëskryeministri, Izet The post VLEN, Saliu: Para pak kohësh Taravarin e vlerësuan me epitete të mëdha, sot vjellin vrerë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në Qeveri, kështu deklaroi në një deklaratë për media, kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it dhe zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.
Për gazeretari dhe analistin politik, Urim Saliu para pak kohësh kreun e ASH-së e vlerësuan me epitete të mëdha , një forcë e ndryshimit, ndërsa tani ndodhë e kundërta duke mos zgjedhur akuza ndaj tij.
“Kjo që thotë Izet Mexhiti kundër BDI-së sot, nuk ekzistonte në fjalorin e tij për afër dy decenie sepse ai ishte fund e krye BDI. Nëse kjo parti kishte gabime, padyshim se edhe Mexhiti i kishte ato. Nëse kishte fajtor kush e fitonte BDI-në për kaq vite, edhe Mexhiti ishte një prej tyre sepse ata i mësuan njerëzit se si duhet dashur ky subjekt. Sot në sinkron kemi të njëjtat deklarata të tij kundër Taravarit vetëm për faktin se ai nuk është më pjesë e VLEN-it. Para pak kohësh kreun e ASH-së e vlerësuan me epitete të mëdha, një forcë e ndryshimit, ndërsa tani ndodhë e kundërta”, thotë gazeretari dhe analisti Urim Saliu.
Taravari me gjithë gabimet e tij, shprehet Saliu, ishte ai që la frontin në opozitë dhe tani që është i lirë, ai mund të veprojë si të dojë politikisht. Për këtë është votuesi që e vlerëson apo e dënon atë dhe jo a shkon ose jo me BDI-në ose i vetëm.
Pas festës së 1 Majit, kryeministri Hristijan Mickoski dhe Arben Taravari do të ulen në një takim të përbashkët, nga i cili, sipas zyrës për shtyp të Qeverisë, do të varet edhe qëndrimi i Taravarit në kabinetin qeveritar. Nga Qeveria nuk dhanë më shumë detaje. Flaka Media
The post VLEN, Saliu: Para pak kohësh Taravarin e vlerësuan me epitete të mëdha, sot vjellin vrerë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .