Joseph dhe Shirley DioGuardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për dy figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm The post Joseph dhe Shirley DioGuardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 12, 2025 - 17:30
 0  7
Joseph dhe Shirley DioGuardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për dy figura të shquara që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve – z. Joseph John DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi.

Ky vendim nderon Joseph DioGuardin, shqiptaro-amerikanin e parë në Kongresin e SHBA-së, i njohur për angazhimin e tij të palodhur për çështjen shqiptare, dhe bashkëshorten e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe zë i fuqishëm i të vërtetës shqiptare në forumet ndërkombëtare.

Ceremonia e dorëzimit të titullit do të mbahet më 14 qershor 2025 në Hotel Holiday Inn në Shkup, ku do të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, trupi diplomatik dhe qytetarë. Flaka Media

The post Joseph dhe Shirley DioGuardi shpallen “Qytetarë Nderi” të Komunës së Çairit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .