Arsovska: Visar Ganiu i përfshirë në legalizim kriminal të ndërtimeve pa leje me dokumente të falsifikuara!
Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur akuza serioze ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke e akuzuar se ka legalizuar ndërtime pa leje përmes dokumenteve të falsifikuara The post Arsovska: Visar Ganiu i përfshirë në legalizim kriminal të ndërtimeve pa leje me dokumente të falsifikuara! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka ngritur akuza serioze ndaj kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, duke e akuzuar se ka legalizuar ndërtime pa leje përmes dokumenteve të falsifikuara dhe se ka ndikuar në fshirjen e të dhënave nga Kadastra, shkruan Flaka
Sipas saj, dokumentet për këtë rast tashmë janë dorëzuar në Prokurori, por institucionet ende nuk kanë ndërmarrë masa konkrete. Ajo thekson se falsifikimet janë bërë më 20 mars 2025, në periudhën e zisë për tragjedinë në Koçan, për të kaluar pa u vënë re. Arsovska shton se Ganiu madje ka bërë kërkesa për fshirjen e pronave nga Kadastra, me qëllim që të zhduken provat për veprat penale.
“Në burg sot janë njerëz për hyrje në Kuvend dhe për 100 qebapë, ndërsa për raste si ky, institucionet ende mendojnë kur të fillojnë hetimin”, deklaroi Arsovska.
Nëse vërtetohen akuzat, ky rast paraqet një ndër skandalet më të rënda të abuzimit me dokumente zyrtare dhe dëmtim të sistemit të drejtësisë në vend. Flaka Media
The post Arsovska: Visar Ganiu i përfshirë në legalizim kriminal të ndërtimeve pa leje me dokumente të falsifikuara! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
