Kadrijaj: Besoj se do të ketë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve, pas takimit me presidenten
Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për “Front Online” se pret në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani të ketë pajtueshmëri rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. “Nuk e dijmë se çfarë do të diskutohet në takimine së mërkurës me presidenten Osmani përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve […]
Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për “Front Online” se pret në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani të ketë pajtueshmëri rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
“Nuk e dijmë se çfarë do të diskutohet në takimine së mërkurës me presidenten Osmani përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë. Besoj që aty të ketë pajtueshmëri të mbajtjes së datës së zgjedhjeve. Nuk e di se çfarë date apo kur do të kërkojnë parititë politike të mbahen ato”, tha ajo.
Deputetja nuk dha detaje se cila datë do të jetë propozim nga AAK-ja drejtuar presidentes Osmani lidhur me mbajtjes e zgjedhjeve.
“Datën që e ka AAK si propozim për mbajtje të zgjedhjeve do të bëhet publike posa të përfundoj takimi”, potencoi ajo.
Në fund Kadrijaj shtoi se partia është e gatshme për mbajtjen e zgjedhje në çfarë kohe.
“AAK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen”, tha ajo për Front Online.