Kadrijaj: Vetëvendosjes po i pëlqen bllokada, nuk ka përpjekje për zhbllokim

Deputetja e AAK, Time Kadrijaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar këtë subjekt për mungesë të angazhimit dhe vullnetit për të dalë nga kriza institucionale. Në një deklaratë për mediat para seancës së 32-të, Kadrijaj tha se nuk sheh përpjekje konkrete nga Vetëvendosje për të gjetur zgjidhje. “Çdo

qershor 15, 2025 - 15:00
 0  5
Kadrijaj: Vetëvendosjes po i pëlqen bllokada, nuk ka përpjekje për zhbllokim
Kadrijaj: Vetëvendosjes po i pëlqen bllokada, nuk ka përpjekje për zhbllokim

Kadrijaj: Vetëvendosjes po i pëlqen bllokada, nuk ka përpjekje për zhbllokim

Deputetja e AAK, Time Kadrijaj ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke e akuzuar këtë subjekt për mungesë të angazhimit dhe vullnetit për të dalë nga kriza institucionale.

Në një deklaratë për mediat para seancës së 32-të, Kadrijaj tha se nuk sheh përpjekje konkrete nga Vetëvendosje për të gjetur zgjidhje.

“Çdo parti që e ka synuar pozitën e kryetarit është angazhuar maksimalisht. Nga Vetëvendosje nuk po shohim asnjë përpjekje reale, përkundrazi, duket sikur kjo bllokadë po u pëlqen,” u shpreh Kadrijaj.

Ajo shtoi se situata aktuale po dëmton imazhin e Kosovës dhe po çon në humbje të besimit nga partnerët ndërkombëtarë.

“Po shkelen ligje kushtetuese, ende jemi në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese. Në këtë formë, Kosova po humb imazhin dhe nuk ka interesim as nga partnerët tanë ndërkombëtarë,” tha ajo.