Kadrijaja e AAK-së: Politika e BE-së nuk do të ndryshoj për Kosovën, pavarësisht kush fitoj atje
Deputetja e AAK-së, njëherit anëtare e Komisionit për Integrim Evropian, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë politika e BE-së, nuk do të ndryshoj pavarësisht se kush fiton atje. ‘’Po presim me u konfirmu listat. Por unë mendoj se politikat e BE-së, pavarësisht se kush fiton nuk do të ndryshojë’’, thekson ajo. Kadrijaj thotë se Kosova duhet të […]
Deputetja e AAK-së, njëherit anëtare e Komisionit për Integrim Evropian, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë politika e BE-së, nuk do të ndryshoj pavarësisht se kush fiton atje.
‘’Po presim me u konfirmu listat. Por unë mendoj se politikat e BE-së, pavarësisht se kush fiton nuk do të ndryshojë’’, thekson ajo.
Kadrijaj thotë se Kosova duhet të krijoj raporte më të mira me aleatët tanë perëndimorë.
‘’Ajo çka duhet bëjë Kosova është të afrohet, të krijoj raporte pavarësisht se cilat parti janë atje dhe ta ketë përkrahjen e tyre. Ne është dashur të lobojmë për shumë gjëra, sikur në KiE që u refuzuam në fazën finale për shkak të politikave të Albin Kurtit’ thotë Time Kadrijaj e AAK-së, për FrontOnline.
Deputetja Kadrijaj, duhet gëzuar me faktin se në Parlamentin Evropian ka fituar edhe një deputet nga Kosova.
‘’Ne i përshëndesim këto zgjedhje. Për herë të parë është zgjedhur një deputet shqiptarë atje, pra shqiptarët do e kenë një euro-deputet. E dimë se e djathta ekstreme ka fituar më së shumti’’, përfundon ajo.