Kampionët e Maqedonisë së Veriut u eliminuan nga garat evropiane në futboll

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, KF Struga Trim&Lum, sot ka luajtur ndeshjen kthyese kundër ekipit të armenëve, Pyunik. Kjo ndeshje është në fazën e dytë për kualifikimet në Conference League, transmeton Portalb.mk. Pyunik në minutat e rregullta ka fituar kundër Strugës me rezultat 3-1. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. […]

Korrik 31, 2024 - 00:30
 0  4
Kampionët e Maqedonisë së Veriut u eliminuan nga garat evropiane në futboll
Stadiumi i ekipit KF Struga Trim&Lum. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, KF Struga Trim&Lum, sot ka luajtur ndeshjen kthyese kundër ekipit të armenëve, Pyunik. Kjo ndeshje është në fazën e dytë për kualifikimet në Conference League, transmeton Portalb.mk.

Pyunik në minutat e rregullta ka fituar kundër Strugës me rezultat 3-1. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht struganët ishin duke humbur me rezultat 2-0, por Besar Ibraimi e barazoi rezultatin.

Në minutën e 96-të, pak para se gjyqtari të përfundon ndeshjen dhe të vazhdojnë me dy pjesë nga 15-të minuta, ekipi vendas shënoi gol dhe u kualifikua.

Ndryshe, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Maqedoninë e Veriut, KF Struga kishte fituar me rezultat 2-1.

Kampioni i Ligës së Parë në sezonin 2023/24 në Maqedoninë e Veriut u shpall Struga Trim&Lum, pasi në javët e fundit u zhvillua një garë e ngushtë së bashku me Shkëndijën dhe Shkupin. Në garën për fitues në Kupën e Maqedonisë, Tikveshi ka fituar kundër ekipit të Voska Sportit.