Në Maqedoninë e Veriut sivjet pati ulje të çmimeve te prodhimet bimore, ndërsa te ato shtazore pati rritje

Çmimet e prodhimeve bujqësore në Maqedoninë e Veriut në muajin gusht kanë shënuar ulje në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit gusht të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 3.3 %, ndërsa tek autputi është zvogëluar […]

shtator 16, 2024 - 21:00
 0  6
Në Maqedoninë e Veriut sivjet pati ulje të çmimeve te prodhimet bimore, ndërsa te ato shtazore pati rritje
Tregu i Gjelbër - Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Çmimet e prodhimeve bujqësore në Maqedoninë e Veriut në muajin gusht kanë shënuar ulje në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit gusht të vitit 2024, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është zvogëluar për 3.3 %, ndërsa tek autputi është zvogëluar për 2.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Brenda këtij vitit, prodhimet bimore shënuan ulje për 5.9 përqind, ndërsa ato shtazore shënuan rritje për 9.1 përqind. Patatet shënuan uljen më të madhe, çmimi i tyre u zvogëlua për 39 përqind, ndërsa frutat dhe rrushi shënuan ulje për 22.2 përqind. Te pjesa e prodhimeve bimore rritje pati te perimet për 11.3 përqind.

Te mjetet e shpenzuara në bujqësi pati ulje të shpenzimeve për 3.8 përqind, veçanërisht te plehu artificial pati ulje për 10.4 përqind, ndërsa te mjetet e dedikuara për investime në bujqësi pati rritje për 3.2 përqind, kryesisht për shkak pajisjeve dhe makinerive.

Ndryshe, propozimi për ngrirjen e çmimeve të një pjese të produkteve ose kufizimin e marzhit mund do të shqyrtohet në Qeveri, pasi të bisedohet me prodhuesit dhe tregtarët për të gjetur mënyrën më të mirë që të gjithë të jenë të kënaqur.

Shportën e vjeshtës me produktet më të përdorura në këtë periudhë të vitit e shpalli kryeministri Mickoski javën e kaluar. Më pas ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi tha se është duke u përgatitur dhe në të do të gjendet oriz, fasule, fruta, perime, mish.