Kasami nderon me medalje gazetarin abëresh, Mario Caliva, gazeta sicialiane pasqyron vizitën (VIDEO)
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në bashkinë Piana der Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në Itali i shoqëruar nga profesori Arsim Sinani takoi edhe Mario Calivą (Kaliva), poet, dramaturg dhe gazetar arbëresh. Në këtë takim janë diskutuar tema bashkëpunimi në sferën e lidhjes kulturore dhe artistike midis shqiptarëve, sidomos fokusi […]
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në bashkinë Piana der Albanesi (Hora e Arbëreshëve) në Itali i shoqëruar nga profesori Arsim Sinani takoi edhe Mario Calivą (Kaliva), poet, dramaturg dhe gazetar arbëresh.
Në këtë takim janë diskutuar tema bashkëpunimi në sferën e lidhjes kulturore dhe artistike midis shqiptarëve, sidomos fokusi në promovimin e trashëgimisë, vlerave kulturore dhe artistike të arbëreshëve në mesin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por me focus të veçantë lidhja midis bashkisë Hora e Arbëreshëve dhe komuna e Tetovës.
Me këtë rast, kryetari i Tetovës nderoi me një medalje nderi gazetarin dhe dramaturgun Caliva, i cili së shpejti do të vizitoj Tetovën, për të nisur rrugëtimin e bashkëpunimit.
Caliva ka diplomuar në Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare të Arteve Dramatike “Silvio d’Amico” të Romës. Ka punuar në mediat italiane, së fundi i angazhuar në gazetën më të njohur siciliane “Giornale de Sicilia”.
Pikërisht me një shkrim të veçantë kjo gazetë më e njohur në këtë trevë ka mbuluar vizitën e kreut të Tetovës në mesin e arbëreshëve në Sicili, ku u prezantua trashëgimia kulturore dhe artistike e rajonit të Pollogut përmes SHKA “Xheladin Zeqiri”, që me mbështetjen e Bilall Kasamit për herë të parë qëndroi në rajonin e Sicilisë, me pjesëmarrje në festivale dhe koncerte për arbëreshët por edhe artdashësit italian.(INA)