Mexhiti: Gashi ka kërkuar uljen e nivelit të sigurisë për më shumë privatësi, por nuk është lejuar për shkak të protokolleve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, partia e të cilit Lëvizja Demokratike është pjesë e koalicionit Vlen, ka thënë sonte se kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një udhëtim privat në Kosovë, ndonëse është personi i dytë në vend, ka kërkuar që të ulet niveli i sigurisë për […]

gusht 21, 2024 - 23:00
 0  6
Mexhiti: Gashi ka kërkuar uljen e nivelit të sigurisë për më shumë privatësi, por nuk është lejuar për shkak të protokolleve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, partia e të cilit Lëvizja Demokratike është pjesë e koalicionit Vlen, ka thënë sonte se kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një udhëtim privat në Kosovë, ndonëse është personi i dytë në vend, ka kërkuar që të ulet niveli i sigurisë për të pasur më shumë privatësi, por siç tha atij nuk i është lejuar për shkak të protokolleve.

“Së pari, bëhet fjalë për personin e dytë në vend dhe mendoj se protokolli i sigurisë është shumë i rreptë. Kam biseduar me Gashin dhe me kryetarët e mëparshëm të Kuvendit me Jovanin dhe Talatin, ka shumë gjëra që duan të mos i kenë në jetën e përditshme, pra është fjala për fëmijët dhe bashkëshortet. Pra, janë vazhdimisht nën mbikëqyrje të rreptë, siguri të rreptë, ku humbet privatësia, sidomos për fëmijët. Por për faktin se ai është personi i dytë në vend dhe pavarësisht se kërkoi të ulet ai nivel sigurie, për të pasur më shumë privatësi, nuk lejohet për shkak të protokolleve. Dhe ai nuk është shumë i lumtur për atë nivel sigurie dhe rrethimin me forcat e sigurisë. Ai kërkoi që të shkurtohej. Por ai nuk mund t’i ndryshojë ato protokolle që janë për sigurinë, sepse këtu vendos shteti, jo individi”, tha Mexhiti duke qenë i ftuar në “Vesti Plus” në Televizionin Kanal 5.

Zëvendëskryeministri i parë thekson se e njeh Gashin dhe se ai është një person shumë modest në jetën e tij private.