Kasami vizitë tek arbëreshët e Italisë, Tetova vllazërohet me komunën “Hora e Arbëreshëve” 

Rosario Petta, kryetari Bashkisë në “Piana degli Albanesi”, e njohur si Hora e Arbëreshëve, komuna arbëreshe në Itali, mirëpret këtë javë kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasamin The post Kasami vizitë tek arbëreshët e Italisë, Tetova vllazërohet me komunën “Hora e Arbëreshëve”  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

gusht 17, 2024 - 04:00
 0  8
Kasami vizitë tek arbëreshët e Italisë, Tetova vllazërohet me komunën “Hora e Arbëreshëve” 

Rosario Petta, kryetari Bashkisë në “Piana degli Albanesi”, e njohur si Hora e Arbëreshëve, komuna arbëreshe në Itali, mirëpret këtë javë kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Bilall Kasamin me një delegacion nga komuna e Tetovës.

Kjo vizitë vjen si rezultat i përpjekjeve për afrim me arbëreshët e Italisë, si një komunitet i rëndësishëm në këtë vend mik.

Sipas burimeve të agjensisë INA takimi do të fokusohet në bashkëpunimin kulturor, arsimor, sport, turizëm, shkëmbime ekonomike, të studentëve. Poashtu do të përcaktohen edhe pikat e bashkëpunimit në të ardhmen. Kasami gjatë vizitës do të ndjek Festivalin e Këngës Arbëreshe, ku po merr pjesë e SHKA “Xheladin Zeqiri” nga Tetova.

The post Kasami vizitë tek arbëreshët e Italisë, Tetova vllazërohet me komunën “Hora e Arbëreshëve”  appeared first on Flaka, në çdo lajm... .