Kastrati: Kurti është diktator dhe trashëgimia e fundit e mykut komunist të Ballkanit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste. Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ku kryeministrin Kurti e […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar “regjimin e vjetër” apo opozitën në vend për përdorimin e parave të pista për të manipuluar mediat dhe opinioni publik, në një deklaratë të bërë në Presidiumin vjetor të Internacionales Socialiste.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati, ku kryeministrin Kurti e quan diktator, pasi që sulmi i tij ndaj mediave dhe portretizimi i tyre si të regjimit të vjetër janë simptoma klasike që ky pushtet po lëviz drejt një regjimi të ri diktatorial.
“Kurti është diktator. Ai është trashëgemia e fundit e mykyt komunist të Ballkanit. Sulmi i tij ndaj mediave ka qëllimin e nxitjes së atmosferës së frikës dhe autocensures te mediet me shpresë që gazetarët e redaksitë e tyre ta ndiejnë kërcënimin nëse publikojnë raporte të pavarura apo nëse adresojnë pyetje kritike për qeverinë. Sulmet e vazhdueshme të Kurtit ndaj mediave në Kosovë dhe portretizimi i tyre si të regjimit te vjetër e armik të shtetit janë simptoma klasike qe ky pushtet po levizë drejt një lloji të regjimit të ri diktatorial të ketij shekulli, ku sistemi demokratik shihet vetem si formë e procedurë por nuk lejohet bërthama”, tha ai.
Kastrati thotë se pluralizmi dhe liria e shprehjes janë goditur rëndë nga kryeministri Kurti, ku për këtë gjë deputeti në fjalë e fajson edhe opozitën për shkak të reagimit të zbehtë të tyre siç thotë ai për ta frenuar ‘egon e sëmurë të komunistit Albin Kurti’ .
“Kjo qasje e tij diktatoriale nuk është rastësi sepse ai vetëm kështu shpreson ta ndërtoj kultin e liderit të pagabuar dhe në momentin që tjerët apo mediet e kritikojnë ata shenjestrohen si komplotist e tradhtarë dhe duhet të diskualifikohen.Tanimë pluralizmi dhe liria e shprehjes janë goditur rënde nga regjimi i Kurtit. Perveç tjerash, kjo po ndodh edhe për shkak të reagimit tonë të zbehtë si opozitë e qe besa edhe si shoqëri për ta frenuar egon e sëmurë të komunistit Albin Kurti. Pasojat tanimë janë të qarta. Diskursi polarizues i qëllimshem i Kurtit ka prodhuar kontigjente jo të vogla idiotesh e të analfabetave funksionale që na bëjnë yrysh, na fyejnë e kërcënojnë edhe kur mbrohet media e lirë dhe liria e shprehjes. Ne individualisht nuk na demtojnë apsolutisht asnjë gjë, por kjo shoqëri po shkon për “lesh”.”, përfundoi Kastrati për GazetaBlic.