Kastrati: Loja me sovranitet është spektakël për vota, realiteti është ndryshe
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe qasjen e qeverisë aktuale ndaj sovranitetit. Sipas Kastratit, “loja me sovranitet” e promovuar nga kryeministri Albin Kurti është thjesht një spektakël për të fituar vota, ndërsa realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i rrezikshëm për interesat strategjike të […]
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe qasjen e qeverisë aktuale ndaj sovranitetit.
Sipas Kastratit, “loja me sovranitet” e promovuar nga kryeministri Albin Kurti është thjesht një spektakël për të fituar vota, ndërsa realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i rrezikshëm për interesat strategjike të Kosovës.
“Interesat strategjike të Kosovës po rrezikohen nga ushqimi që Kurti u servon tifozëve për vota, atyre që ai i ka quajtur ‘analfabetë funksionalë’,” ka shkruar Kastrati, duke theksuar se themelet e shtetit janë tronditur pasi liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë dërguar në Hagë dhe nga marrëdhëniet e tensionuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Ai ka shprehur shqetësimin se pa garancitë e SHBA-së, ekzistenca e Kosovës është në rrezik.
Kastrati gjithashtu ka kritikuar “spektaklet politike” të cilat, sipas tij, nuk i shërbejnë interesave të vendit.
Ai ka përmendur veprimet si ngjyrosja e urës, ekskursionet në Ujman dhe deklaratat ofenduese drejtuar ambasadorit amerikan si shembuj të sjelljes së qeverisë që, sipas tij, po rrezikon ardhmërinë e Kosovës.
“Kemi liderët e UÇK-së në Hagë dhe marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në. Me këto rrethana, ekzistenca jonë vihet në pikëpyetje,” ka deklaruar Kastrati, duke theksuar se Kosova është larg realizimit të qëllimeve të saj strategjike, ndërsa Serbia po përfiton nga marrëveshjet ekonomike dhe ushtarake me Perëndimin dhe Lindjen.