“Katastrofat natyrore”: Mural artistik përgjatë rrugës së Banjës së Tetovës
Dita Ndërkombëtare kundër Katastrofave Natyrore sot u shënua me promovimin e muralit në murin mbajtës përgjatë rrugës së Banjës së Tetovës i cili shërben po për këtë arsye, raporton Portalb.mk. Ambasadori i UNDP-së, Armen Grigorian tha se tema e këtij viti e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Katastrofave Natyrore që shënohet me 13 tetor është […]
Dita Ndërkombëtare kundër Katastrofave Natyrore sot u shënua me promovimin e muralit në murin mbajtës përgjatë rrugës së Banjës së Tetovës i cili shërben po për këtë arsye, raporton Portalb.mk.
Ambasadori i UNDP-së, Armen Grigorian tha se tema e këtij viti e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Katastrofave Natyrore që shënohet me 13 tetor është rinia.
“Për këtë menduam që do ishte e përshtatshme të përfshinim të rinjtë e Tetovës të zhvillonin ide dhe t’i implementojnë në këtë mural që është pas nesh”, tha Grigorian.
Kryetari i Komunës së Tetovës Bilalll Kasami theksoi se “sot qytetarët nuk janë vetëm më të sigurt por kanë një pamje më të bukur falë përkrahjes nga UNDP”.
Drejtori i Qendrës Loja Bujar Luma theksoi se kjo qendër ka organizuar punimet për muralin.
“Artistët janë nga Tetova, të ndihmuar nga vullnetarët gjermanë deh francezë. Kjo është në vazhdën e aktiviteteve që i bëjmë për transformimin e hapësirës publike të qytetit, jo vetëm asaj fizike por edhe konceptuale”, tha Luma.
Ndryshe, muri përgjatë rrugës së Banjës së Tetovës u realizua me ndihmën e UNDP-së në kuadër të Projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut.
Muri pas shumë zvarritjeve përfundoi në dhjetor të vitit 2023.
Në të kaluarën rrëshqitjet e dheut në këtë pjesë kanë qenë të shpeshta ku bllokonin edhe rrugën.