Katër kandidatë nga Gostivari në garë për Këshillin Gjyqësor
Katër nga gjashtë kandidatët që kanë plotësuar kushtet sipas shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, që zgjidhet nga Kuvendi, vijnë nga rajoni i Gostivarit. Ata po prezantohen The post Katër kandidatë nga Gostivari në garë për Këshillin Gjyqësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Katër nga gjashtë kandidatët që kanë plotësuar kushtet sipas shpalljes për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor, që zgjidhet nga Kuvendi, vijnë nga rajoni i Gostivarit. Ata po prezantohen sot në një seancë dëgjimore publike para Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.
Nga dhjetë aplikime gjithsej, grupi punues i formuar nga Komisioni ka konstatuar se vetëm gjashtë kandidatë i plotësojnë kriteret e parapara.
Kandidatët që kaluan filtrin janë:
- Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër në diplomaci nga Çajla e Gostivarit;
- Sebaedin Dauti, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Raven i Gostivarit;
- Fadil Xhelili, magjistër i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Çegrani;
- Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci i Vrapçishtës;
- Arber Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Gostivari;
- Svetlana Popova, magjistre e shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shtipi.
Biografitë e plota të kandidatëve janë publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, shkruan sot GostivarPress. Gazeta Flaka
The post Katër kandidatë nga Gostivari në garë për Këshillin Gjyqësor appeared first on Flaka, në çdo lajm... .