Keqpërdorim milionësh – Kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së shkollës dhe disa zyrtarëve të MASh-it

Kumanovë, 9 maj 2025 – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal kundër disa personave për keqpërdorime të rënda financiare në lidhje me kontratat për transportin e The post Keqpërdorim milionësh – Kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së shkollës dhe disa zyrtarëve të MASh-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 9, 2025 - 20:00
 0  5
Keqpërdorim milionësh – Kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së shkollës dhe disa zyrtarëve të MASh-it

Kumanovë, 9 maj 2025 – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka ngritur kallëzim penal kundër disa personave për keqpërdorime të rënda financiare në lidhje me kontratat për transportin e nxënësve të shkollës së mesme “Kiro Burnaz” në Kumanovë.

Në mesin e të kallëzuarve penalisht është V.T., ish-drejtoreshë e shkollës, gjashtë të punësuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe dy subjekte juridike nga Kumanova dhe pronarët e tyre, të cilët dyshohen për përfshirje në skemën e mashtrimit.

Sipas MPB-së, edhe pse shkolla ka qenë në rikonstruksion dhe nuk zhvillonte mësim me prezencë fizike, personat e dyshuar kanë falsifikuar dokumente për shërbime të supozuara të kryera dhe kanë lëshuar fatura të rreme, të cilat janë paguar nga Ministria e Arsimit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë prej mbi 32 milionë denarësh (rreth 530 mijë euro).

“Të gjithë të raportuarit i kanë mundësuar të akuzuarit D.P. dhe subjektit juridik për transport të udhëtarëve nga Kumanova të përfitojnë dobi pasurore kundërligjshëm në vlerë të përgjithshme prej 32.620.123 denarësh,” thuhet në njoftimin zyrtar të MPB-së, percjell Flaka Media.

Keqpërdorimet janë kryer në dy raste, gjatë viteve shkollore 2022/2023 dhe 2023/2024, ndërsa hetimet janë në fazën përfundimtare. Rasti tashmë është dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedura të mëtejshme ligjore.

Ky është një ndër skandalet më të mëdha të raportuara kohët e fundit në sektorin arsimor në vend, i cili ngre pikëpyetje të mëdha për mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes institucionale. Flaka Media

The post Keqpërdorim milionësh – Kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së shkollës dhe disa zyrtarëve të MASh-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .