Keqpërdorimi i lëndës së parë në Maqedoninë e Veriut dhe dëmtimi i buxhetit, për shkak kontrollit joadekuat
Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut ka kryer hulumtime në lidhje si shfrytëzohen lëndët e para minerale në Maqedoninë e Veriut dhe çfarë përfitime ka buxheti i shtetit nga ky aktivitet, transmeton Portalb.mk. “Kontrolli joadekuat i koncesioneve është arsye për përdorim irracional të lëndëve të para minerale dhe realizim të vogël të të […]
Enti Shtetëror për Revizion në Maqedoninë e Veriut ka kryer hulumtime në lidhje si shfrytëzohen lëndët e para minerale në Maqedoninë e Veriut dhe çfarë përfitime ka buxheti i shtetit nga ky aktivitet, transmeton Portalb.mk.
“Kontrolli joadekuat i koncesioneve është arsye për përdorim irracional të lëndëve të para minerale dhe realizim të vogël të të ardhurave të buxhetit”, vlerësoi Revizioni.
Tema e këtij hulumtimi është “Efektiviteti i masave dhe aktiviteteve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale dhe mbledhjen e tarifave”.
“Masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente nuk janë të mjaftueshme për të siguruar menaxhim efektiv të lëndëve të para minerale, në lidhje me shfrytëzimin optimal të tyre dhe mbledhjen efikase të tarifave të koncesionit, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm”, vlerësoi Revizioni.
Në hulumtim theksohet se koncesionerët nuk e kanë për detyrë të paraqesin sasinë e lëndëve të shfrytëzuara dhe të shitura, dhe sa lëndë të para minerale përdoren në atë zonë.
“Për periudhën 2016-2020, u konstaun më pak tarifa të mbledhura koncesioni në vlerë prej 33 milionë denarë”, konstatoi Enti, duke treguar se 695 milionë denarë janë grumbulluar me vonesë, pa llogaritur asnjë kamatë ligjore.
Hulumtimi alarmoi se ka koncensionerë që gërmojnë jashtë licencës së shfrytëzimit, një pjesë nuk paguajnë tarifa për sasinë e argjendit, plumbit dhe zinkut.
“Mungesa e planifikimit strategjik afatgjatë, ndryshimet e shpeshta të ligjeve, mungesa e akteve nënligjore, bashkëpunimi i pamjaftueshëm institucional dhe kadastra jo e plotë e burimeve dhe shfaqjeve të lëndëve të para minerale, nuk ofrojnë bazë të fortë për udhëheqje të politikës efektive për menaxhim me lëndët e para minerale në RMV”, vlerësoi Revizioni.