Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar, arrestohet një person në Mitrovicë

Një përson i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia ,është arrestuar sot në Mitrovicë. Lajmin për RTK-live e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë në Veri të Kosovës Veton Elshani. Ai tha se përsoni i arrestuar është shqiptar nga veriu i Mitrovicës. Arrestimi është kryer nga njësiti FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar […]

gusht 29, 2024 - 02:00
 0  9
Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar, arrestohet një person në Mitrovicë

Një përson i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Italia ,është arrestuar sot në Mitrovicë. Lajmin për RTK-live e ka konfirmuar zv.drejtori i Policisë në Veri të Kosovës Veton Elshani.

Ai tha se përsoni i arrestuar është shqiptar nga veriu i Mitrovicës.

Arrestimi është kryer nga njësiti FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere.

“Pas pranimit të informacionit nga FAST Kosova se një person shqiptar kosovar është në kërkim nga një shtet evropian, Rajoni Mitrovica Veri është angazhuar duke e arrestu të njëjtin. Fillimisht është  verifiku identiteti i tij e mandej nga ana e prokurorit i është caktu masa e ndalimit prej 48 orësh. I njëjti brenda këtij afati do të paraqitet para gjykatës në veri të nendit”, tha Elshani.