Deputeti i PDK-së për mos ekzekutimin e pagave: Është shkelur ligji në mënyrë flagrante

Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës   është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos ekzekutimin e pagave në sektorin publik ku ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën e ekzekutimit të pagave në sektorin publik, duke e cilësuar atë si delikate dhe të shoqëruar me shkelje të ligjit. Ai thekson se keq menaxhimi i administratës […]

tetor 1, 2024 - 15:00
 0  7
Deputeti i PDK-së për mos ekzekutimin e pagave: Është shkelur ligji në mënyrë flagrante
deputeti-i-pdk-se-per-mos-ekzekutimin-e-pagave:-eshte-shkelur-ligji-ne-menyre-flagrante

deputeti-i-pdk-se-per-mos-ekzekutimin-e-pagave:-eshte-shkelur-ligji-ne-menyre-flagrante

Deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës   është deklaruar për FrontOnline lidhur me mos ekzekutimin e pagave në sektorin publik ku ka ngritur shqetësime serioze mbi situatën e ekzekutimit të pagave në sektorin publik, duke e cilësuar atë si delikate dhe të shoqëruar me shkelje të ligjit. Ai thekson se keq menaxhimi i administratës publike dhe presionet politike nga institucionet e larta të qeverisë po ndikojnë negativisht në realizimin e pagave për punonjësit.

“Parimisht është një situatë delikate dhe po përcillet me shkelje të ligjit si rezultat i situatave dhe i keq menaxhimit të administratës publike dhe presionit që po bëhet mbi administratën, gjegjësisht institucionet e larta politike të qeverisë”, tha Shala për FrontOnline.

Shala argumenton se kjo situatë është një reflektim i ndërhyrjeve të papërshtatshme në institucionet e pavarura dhe ekzekutive, duke cenuar rendin ligjor dhe të drejtat elementare të punonjësve.

“ Në relacion pjesa e mos realizimit të pagave do të thotë është refleksion i skajshëm i ndërhyrjeve politike në institucionet e pavarura por edhe në institucionet ekzekutive të cilat kanë përjegjësi të mbajnë rregullin dhe rendin ligjor dhe kushtetues edhe në aspektin e realizimi të pagave dhe të drejtave elementare të punëtoreve ‘’, përfundoi Shala.