KFOR-i përsërit: Vendimi për urën të merret në dialog, dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar

KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Një zëdhënës i misionit ka thënë më tej se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut, në kohë dhe në koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar. […]

shtator 10, 2024 - 20:00
 0  6
KFOR-i përsërit: Vendimi për urën të merret në dialog, dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar
kfor-i-perserit:-vendimi-per-uren-te-merret-ne-dialog,-dhe-ne-koordinim-me-komunitetin-nderkombetar

kfor-i-perserit:-vendimi-per-uren-te-merret-ne-dialog,-dhe-ne-koordinim-me-komunitetin-nderkombetar

KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

Një zëdhënës i misionit ka thënë më tej se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut, në kohë dhe në koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, ka thënë ky zëdhënës.

Tutje, ai ka deklaruar se aktivitetet e fundit të kryera në urë nga ushtarët janë pjesë e aktiviteteve trajnuese.

“Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të dizajnuara për të testuar procedurat operacionale afatgjate dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.