Mickoski dhe bankat nuk u dakorduan për interesin e kredive nga huaja hungareze – kanë lënë hapësirë t’i përafrojnë qëndrimet
Ka dëshirë që të marrin pjesë në projektin e Qeverisë për huanë hungareze tek bankat, është arritur qëndrim i përbashkët rreth formulimit për afatet dhe kohëzgjatjen për kthim të kredive për firmat të cilat do të vijnë me huanë, ndërsa për shumën e interesit është lënë hapësirë që Qeveria dhe bankat këtë javë t’i përafrojnë […]
Ka dëshirë që të marrin pjesë në projektin e Qeverisë për huanë hungareze tek bankat, është arritur qëndrim i përbashkët rreth formulimit për afatet dhe kohëzgjatjen për kthim të kredive për firmat të cilat do të vijnë me huanë, ndërsa për shumën e interesit është lënë hapësirë që Qeveria dhe bankat këtë javë t’i përafrojnë qëndrimet e tyre, njofton Portalb.mk.
Ky është rezultati nga takimi i sotëm i kryeministrit Hristijan Mickoski me Asociacionin bankar të Maqedonisë që u mbajt në Ministrinë e Financave, në tentim që të binden bankarët që të subvencionojnë një pjesë të shpenzimeve për kreditë të cilët do t’u ndahen kompanive nga huaja nga Hungaria.
Për rezultatin, në deklaratë për mediat informoi Mickoski, i cili siç tha, takimi i sotëm do ta ndante në tre pjesë – afatet dhe kohëzgjatja, dëshira që të merret pjesë në projekt dhe norma e interesit.
Lidhur me afatet për kthim të kredive, kryeministri tha se në takim është ndërmarrë qëndrim i përbashkët i ndërsjellë, në varshmëri nga kërkesat e klientëve, formulimin që do ta shfrytëzojnë të jetë deri në tre vjet grejs periudhë dhe deri në 15 vjet afat të pagesës.
Për interesin, siç deklaroi ai, do të negociohet gjatë javës së ardhshme dhe pret që në gjysmën e dytë të javës të vihet deri në ndonjë qëndrim të përbashkët për këtë çështje.
I pyetur lidhur me afatet, se nëse kjo është dakorduar sot do të thotë se bankat do të mund të ofrojnë afat i cili do të jetë pesë, shtatë os dhjetë vite, Mickoski u përgjigj se kjo është ashtu dhe për këtë arsye do tapërdorin formulmin “tre vite dhe deri në 15 vite”.
I pyetur se çka do të negociohet për interesin dhe se nëse i kanë përafruar qëndrimet me bankat, kryeministri potencoi se kushtimisht thënë i rezervuar në përgjigje dhe tha: “Për momentin po përafrohen qëndrimet, ja do t’ju mbaja në atë formulim”.
Në pyetjen nëse përqindja e Qeverisë është zero, cila është përqindja e bankave, Mickoski deklaroi se tani nuk do të fliste për përqindje, por më shumë për vullnet të shfaqur.
Bëhet fjalë për kredi prej 500 milionë eurove me normë interesi prej 3,25 përqind, me periudhë të pagesës prej 15 vjet, gjegjësisht grejs periudhë e përfshirë prej tre viteve. Ato të holla do të hyjnë si mjete në buxhet, prej nga 250 milionë euro do të orientohen drejt Bankës Zhvillimore, ndërsa ajo përmes bankave komerciale duhet t’i plasojë në sektorin privat për investime, ndërsa 250 milionë eurot e tjera janë të dedikuara për projekte infrastrukturore, gjegjësisht për financim të komunave. Ndryshe, Kuvendi i RMV-së më 11 shtator votoi huamarrjen në vlerë prej 500 milionë eurove nga Hungaria.
- LEXO: Dimitrieska-Koçoska: Zyrtarizuam pjesën e parë të Marrëveshjes së huasë, filluam bisedimet për pjesën e dytë prej 500 milionë eurove
- LEXO: U nënshkrua marrëveshja e kredisë midis RMV-së dhe Hungarinë
- LEXO: Komunat si pus pa fund: Nga qeveria e kaluar morën mbi 100 milionë euro, tani do ta shfrytëzojnë kredinë hungareze
- LEXO: ANALIZË: Kredia hungareze dhe gjendja e borxhit të RMV-së (Infografik)
- LEXO: RMV, përfundoi thirrja publike për investime kapitale, komunat kanë dorëzuar 357 projekt-propozime