RMV, prindërit zgjedhin emra modern për fëmijët, më së shumti parapëlqehen emrat e shkurtër
Viteve të fundit është rritur tendenca e vendosjes së emrave të shkurtër, të huaj dhe modern tek shqiptarët. Për dallim nga e kaluara, kur emrat vendoseshin më së shumti duke u bazuar në emra fetar, katër vitet e fundit ka ndryshuar mënyra e vendosjes së emrave të fëmijëve. Prindërit më së shumti zgjedhin emra të […]
Viteve të fundit është rritur tendenca e vendosjes së emrave të shkurtër, të huaj dhe modern tek shqiptarët. Për dallim nga e kaluara, kur emrat vendoseshin më së shumti duke u bazuar në emra fetar, katër vitet e fundit ka ndryshuar mënyra e vendosjes së emrave të fëmijëve. Prindërit më së shumti zgjedhin emra të shkurtër, jo më shumë se katër shkronja, transmeton Alsat-M.
“Nga analizat që kam në katër vitet e fundit, shohim që ka një modernizim të emrave dhe emrat janë pak më të shkurtër që vendosen nga prindërit. 2:25 Këtu vlen që të përmendet se në të kaluarën mund ta shihni edhe vet se tek shqiptarët ka pasur më shumë përdorim të emrave të cilët kanë theks të veçantë fetar, ndërsa në periudhën e fundit kemi emra që tingëllojnë dhe janë absolutisht shqip që përdoren”, tha Faton Fazliu, drejtor në Drejtorinë e Librave Amë.
Shkaqet që çojnë prindërit në këto emërtime janë me qëllim të përfshirjes më të lehtë në kulturën evropiane, thotë këshilltarja shkencore në Institutin e Trashëgimisë Kulturore Hidajete Azizi.
“Kemi arritur në një supozim se prindërit po mbështeten në prirjen ose po e përkrahin prirjen për të përdorur emra të huaj, internacional dhe të shkurtër, për arsye që të mund të përfshihen sa më lehtë në rrjedhat globalizuese, në tregun e ri që të mos bien në sy identiteti, qoftë religjioz, qoftë etnik edhe në mjedise të reja, por edhe këtu tek ne. Prandaj ata po përdorin emra mbështetur në identitete fetare ose në atë kombëtar, mundohen që t’i kamuflojnë në një farë mënyre këto identitete në mënyrë që këta emra të tingëllojnë sa më internacional”, tha Azizi.
Te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut emri më i përdorur këto katër vitet e fundit është Hana edhe atë 753 herë, pastaj Dua 450 herë, ndërsa sa i përket gjinisë mashkullore është emri Amar 389 herë.